Wladimir Klitschko e rrëzoi kundërshtarin me duar të "lidhura" Jean-Marc Mormeck!

Kampioni i botës në WBO, IBF dhe WBA (Superchamp) në peshat e rënda Wladimir Klitschko e shënoi mbrëmë në Düsseldorf të Gjermanisë fitoren e 57 dhe KnockOut-in e 50 në boksin profesionist. Kundërshtari Jean-Marc Mormeck nuk ngriti dorë asnjëherë ndaj Klitschko dhe boksoj sikur ti kishte duart e lidhura!

Është e pabesushme por e vërtetë, si mund të del në ring një ish-kampion bote në një formë aq të dobët sikur që doli mbrëmë Mormeck ndaj Klitschko?

Në 4 raunde, boksieri i cili e mori një pagë prej rreth 800.000 EURO Jean-Marc Mormeck nuk e goditi kundërshtarin e tij asnjëherë, ai gjindej në dysheme që në raundin e dytë, pasi që Klitschko ishte i lirë për të goditur, Mormeck vetëm i mbante duart lartë, dukej se e kishte një gard të mbyllur mirë, por në vënd se të godiste me duar ai vetëm marshonte me kokë drejt gjoksit të kundërshtarit, kështu hynte në klinq, pastaj u ndalke aksioni nga gjyqtari dhe e njejta pamje u përsëritë gjatë tër duelit nga Mormeck, ndërsa Klitschko e shfrytëzojke çdo mundësi për ta goditur nga distanca.

Në raundin 4 çdo gjë mori fund, pasi që Mormeck u trondit nga goditjet e forta dhe nuk tregonte vullnet për të luftuar u ndal lufta nga gjyqtari në ring, kjo ka qenë njër ndër luftrat më të dobëta që kemi pa ndonjëherë në peshat e rënda, 50.000 shikues në stadion dhe Miliona pranë TV u zhgënjyen me Mormeck por ndoshta edhe me Klitschko sepse ai e kishte zgjedhur për kundërshtarë atë dhe para duelit e ngriti aq lartë me fjal, saqë dikush duhej të besonte se Mormeck është një Tyson i vërtetë!

Duke i patur parasysh të ardhurat e boksierëve (Klitschko mbi 6 Milion EURO, Mormeck 800.000 EUR) mund të thuhet se në këtë duel nuk kishte asnjë humbes, ata të cilët humbën më së shumti ishin shikuesit që kishin paguar bileta për të parë një luftë kaq të dobët.

AlbanianBoxing.com
04.03.2012