Hukiç nuk e dorzoi titullin e botës në "Cruiserweight"

Kampioni WBO i botës në kategorinë kruzer 90kg ka vendosur të vazhdon garat në këtë kategori, pasi që ekskurzioni i tij në peshat e rënda nuk solli shumë sukses! Me 25 Shkurt Hukiç e provoj fatin në kategorinë e rëndë kundër kampionit të botës Alexander Povetkin por e humbi betejen me poena.

Afati për të vendosur se a do të mban titullin e tij të botës në kategorinë më të ulët (Cruiserweight) për Huck kishte kaluar mbrëmë, WBO-ja është njoftuar në orët e fundit për vendimin e kampionit Huck nga Menaxhmenti i tij Sauerland Event. Nëse çdo gjë kishte shkuar sipas Huck ai do të kishte vazhduar karrierën në peshat e rënda, por Promotori i tij Wilfried Sauerland e ka bindur që ai të rikthehet në Cruiserweight ku tani i duhet të mbron titullin brenda 120 ditëve ndaj kampionit interim (të përkohshëm) të botës Ola Afolabi.

Ola Afolabi nuk është i panjohur për Hukiçin sepse këta të dy kanë luftuar njëherë sëbashku me 5 Dhjetor 2009, atëherë fitoj Huck me poena në një luftë shumë të barabartë.

Kategorija Cruiser dhe sidomos në Federatën WBO aktualisht i ka garuesit më të qmueshëm të globit, ndër ata është edhe kampioni Europian Nuri Seferi i cili tani mban vendin e 6-të të botës dhe e synon një luftë për gjerdanin e artë brenda vitit 2012.


AlbanianBoxing.com
08.03.2012