Chad Dawson e mposhti legjenden Hopkins

Ish-kampioni WBC i botës në kategorinë gjysmë të rëndë Chad Dawson e ka fituar serish titullin WBC, Dawson e mposhti mbrëmë në New Jersey kampionin në fuqi Bernard Hopkins i cili në moshen 47 vjeçare ishte kampioni më i vjetër i botës në historinë e boksit.

Dawson fitoj me poena, dy gjyqtarë i dhanë fitore te bindshme 117:111, ndërsa njëri e vlersoi duelin me barazim 114:114.

Dawson është 29 vjeçar, më parë ishte kampion i dyfishtë i botës (WBC dhe IBF), tani e rikthej serish titullin WBC dhe arriti në numrin 1 të botës me 914 poena në boxrec.com

Chad Dawson në 34 luftra profesionist është mposhtur vetëm 1 herë, ajo ka qenë ndeshja kundër Jean Pascal me 14.08.2010


AlbanianBoxing.com
29.04.2012