Felix Sturm do të unifikon titullin me Daniel Geale

Superkampioni WBA i botës në kategorinë e mesme Felix Sturm ka nënshkruar kontratë me kampionin IBF të botës nga Australia Daniel Geale për një superduel ku futen në lojë të dy titujt botërorë. Sturm dhe Geale do të ndeshen me 1 Shtator 2012 në Gjermani.

Duele të tilla ndodhin rrallë ku mund të takohen dy kampion bote, por Sturm ia arriti këti qëllimi dhe ky do të jetë ndoshta dueli më rëndësinë më të madhe për të, pas duelit që e kishte me Oscar De La Hoya me 05.06.2004 në Las Vegas.

Felix Sturm është 33 vjeqar, i ka 41 duele, 37 fitore, 2 humbje, 2 barazime (WBA Kampion pa ndërprerë nga viti 2007), ndërsa rivali i tij australian Daniel Geale është 31 vjeqar, ka dal fitues 27 herë në 28 duele, ai është kampion IBF i botës në kategorinë e mesme nga viti 2011. Këtë titull Geale e ka fituar në Gjermani kundër vëndasit Sebastian Sylvester me vendim unanim të gjyqtarve.


AlbanianBoxing.com
31.05.2012