Manuel Charr, kundërshtari i fundit për Vitali Klitschko?

Kampioni WBC i botës në kategorinë e rëndë Dr. Vitali Klitschko është duke kërkuar kundërshtarë për duelin e tij (ndoshta) të fundit! Klitschko i cili me 4 Tetor do të konkuron në zgjedhjet parlamentare të Ukrainës mund të ketë në Shtator duelin e 47 dhe të fundit, por kush do të jetë kundërshtarë i tij?!

Sipas burimeve të AlbanianBoxing.com dhe gazetës gjermane Bild Zeitung kundërshtar i mundshëm i Vitali Klitschko për daten 1 ose 8 Shtator 2012 do të jetë gjermani me prejardhje siriane Manuel "Diamond Boy" Charr.

Manuel Charr është një boksier 27 vjeçar i pamposhtur të cilin e kemi prezantuar në AlbanianBoxing.com para disa viteve si boksier me perspektivë të madhe në kategorinë e rëndë dhe kështu doli, me shumë punë dhe vullnet Charr ka arritur të hynë në TOP 15-shen e botës në 3 federatat më të mëdha (WBC 11, WBA 9 dhe IBF 11).

Charr e mban titullin WBC International Silver dhe vëndin e 11 në ranglisten aktuale të WBC-es, madje në muajin Prill ishte në poziten e 10, kështu ka arritur të bëhet si kandidat i rëndësishëm për menaxhmentin e vëllezërve Klitschko, Charr gjithashtu më parë kishte ndërhyrë edhe në një konferenc për media duke e sfiduar direkt Vitali Klitschko-n.

Për marketingun e sfiduesit të mundshëm të titullit të botës Manuel Charr kujdeset kryeredaktori i AlbanianBoxing.com Luan Dreshaj i cili sëbashku me disa kompani gjermane ka luajtur një rrol të rëndësishëm në 3 vitet e fundit për boksierin e pamposhtur në 21 duele profesioniste Manuel "Diamond Boy" Charr.

Vendimi final për kundërshtarin e ardhshëm dhe ndoshta të fundit të kampionit Vitali Klitschko do të publikohet javen e ardhshme nga Klitschko Management Group, në bisedë ka qenë edhe kampion WBO i botës në Cruiserweight Marco Huck.


AlbanianBoxing.com
03.06.2012