Manny Pacquiao humb nga Timothy Bradley, por fiton mbi 26 Milion $. Tani flitet për Re-match

Boksieri Nr. 1 në botë, përfshirë këtu të gjitha kategoritë, Manny Pacquiao ka pësuar mbrëmë në Las Vegas të Amerikës një humbje plotësisht të padrejt kundër amerikanit Timothy Bradley në një duel të caktuar mbi 12 raunde për titullin WBO të botës në kategorinë "Welter". Paga e Pacquiao e ka kaluar shifren 26 Milion Dollar amerikanë.

Filipinasi Manny Pacquiao ka kërkuar menjëherë një re-match dhe është shprehur dukshëm i tronditur nga gjykimi i duelit, 2 gjyqtarë e kishin parë fitues kundërshtarin e tij Bradley i cili ishte rrahur bindshëm nga Pacquiao, ndërsa vetëm njëri kishte vlersuar luften e kampionit të shumfishtë të botës.

Kjo ishte vetëm humbja e 4 në 60 duele profesioniste për Pacquiao, por njëra nga luftrat që i solli më së shumti para, filipinasi për këtë duel e ka patur një shumë të garantuar prej 26 Milionësh, dhe një pjesë të të ardhurave nga televizioni prestigjioz amerikan HBO i cili nga çdo shtëpi që e ka shikuar këtë duel në Amerikë i ka inkasuar rreth 55 Dollar.

Kundërshtari Bradley, dhe kampioni i ri i botës në Welterweight është dashur të "kënaqet" me një pagë prej 5 Milion Dollar, por në një re-match të mundshëm është mundësia se të dytë do të fitojnë edhe më shumë, për shkak se tani është Bradley kampion dhe Pacquiao e ka rrolin e sfiduesit! Bradley mbetet i pamposhtur në 30 duele.


AlbanianBoxing.com
10.06.2012