Charr i gatshëm për Klitschko

Sfiduesi i radhës i kampionit WBC të botës në kategorinë e rëndë është gjermani me prejardhje siriane Manuel Charr. Klitschko dhe Charr do të ndeshen me 8 Shtator në stadiumin e futbollit "Olimpiyskiy Arena" para 50.000 shikuesve në Moskë të Rusisë. A do të arrinë 27 vjeqari i pamposhtur Charr që të rrëzon kampionin 14 vjetë më të vjetër Klitschko?

Manuel Charr arriti në poziten e 7 botërore të WBC me 21 duele, duke i fituar të gjitha dhe duke boksuar kundërshtarë kualitativë, Charr ka kapacitet për ta mposhtur çdo kundërshtarë, kur gjindet në formë të mirë fizike, ai është 110 kg i rëndë dhe 1,92 m i gjatë, një kolos i vërtetë.

Derisa Klitschko po i zhvillon stërvitjet e tij në një RESORT me 5 yje në bjeshkët e Austrisë, në mënyren më luksoze të munshme, Charr është duke u stërvitur në një palestër të vjetër të cilën e ka bërë të vetën në qytetin gjerman Köln, por e rëndësishme është se ai e ka afër vetës një trajnier të shkëlqyer të kondicionit i cili quhet Clive Salz, me këtë trajnier Charr është stërvitur kohë më parë dhe ka treguar performanca jashtëzakonisht të mira, andaj e ka angazhuar tani edhe për duelin më të rëndësishëm të jetës së tij. Salz ka punuar kohë të gjatë edhe me kampionin e sotëm në peshat e mesme Felix Sturm.

Para pak ditësh kemi vizituar sfiduesin Charr në palestren e tij, ku i bën vetëm stërvitjet kondicionale dhe të boksit, ai natyrisht se është i inkuadruar edhe në një palestër për stërvitje tjera, por ne e vizituam vetëm palestren kryesore të tij ku për momentin është duke zhvilluar edhe sparring. Dallimi në mes të Charr dhe Klitschko nga ana financiare për momentin është i madhë, ky vërehet pra edhe në mundësitë e stërvitjeve dhe në çdo aspekt, por poaq i madhë është edhe dallimi i Charr me kundërshtarët e tjerë që i kishte Klitschko deri tani.

Shumë kundërshtarë kanë boksuar kundër Klitschko sa për të fituar shuma të mëdha dhe nuk kanë humbur shumë kohë në stërvitje, ndryshe Charr, ai e ka nënshkruar kontraten me Klitschko për një shumë tepër të vogël, që nuk është e zakonshme për kundërshtarët e Klitschko-ve, për të është me rëndësi të del kampion bote nga ringu, kështu mësuam ne gjat takimit tonë me Charr dhe kështu është deklaruar ai para shumë mediave gjermane, Charr madje ka dashur të bokson edhe gratis, por sëfundmi iu ka ofruar një shumë me të cilën do të paguan stërvitjet e tij.

Baza për tu zhvilluar një duel i mirë me 8 Shtator në Moskë është e dhënë, tani shpresojmë që edhe në 3 javët e ardhshme të shkon çdo gjë mirë për të dy boksierët dhe ndoshta do ta shohim një befasi, edhe se është shumë e vështirë të mposhtet kampioni i shumëfisht Vitali Klitschko i cili pas Charr synon të lufton kundër David Haye dhe pastaj ta mbyll karrieren e tij.

Por nëse shkon çdo gjë sipas mendimeve të Manuel Charr, Klitschko do të del në pension që nga data 09.09.2012.


AlbanianBoxing.com
17.08.2012