Francesco Pianeta fiton ndaj Francois Botha

Mbrëmë, para 2.500 shikuesve në RWE Sporthalle në Mülheim a. d. Ruhr të Gjermanisë doli në ring boksieri i kategorisë së rëndë, italiani Francesco Pianeta. Kundërshtari i Pianetës ishte i famshmi Francois Botha i cili doli mbrëmë në ringun e boksit profesionsit për të 60-en herë.

27 vjeqari nga Kalabria e Italisë Francesco Pianeta luftoi me shumë kujdes ndaj "The White Buffalo" nga Afrika Jugore, i cili ka provojë jashtëzakonisht të madhe në ring, dhe ia arriti që të mposht atë bindshëm me poena në një luftë 10 raundshe.

Kjo ishte fitorja e 27 në 28 duele për Pianeta i cili jeton në Gelsenkirchen të Gjermanisë, ndërsa për Botha ishte kjo humbja e 8 në gjithsejt 60 duele.


AlbanianBoxing.com
08.09.2012

Foto: Eroll Popova