Një lëndim mbi sy i kushtoj shumë sfiduesit Charr

Dueli i mbrëmshëm në mes të kampionit WBC të botës në peshat e rënda dhe sfiduesit Manuel Charr (WBC Nr. 7) u ndal 56 sekonda para se të mbaronte raundi i 4 për shkak të një lëdinimi mbi syrin e djathtë të Manuel Charr. Klitschko u shpall fitues me TKO. Charr plotësisht i paknaqur, ai kishte deshirë të vazhdon luften.

Klitschko e filloi mbrëmë duelin e tij si gjithnjë me me goditje nga distanca, Charr e kishte vështirë në fillim që ti afrohej kampionit të botës, megjithë arriti ta godet atë 2 herë në kokë që në raudin e parë, gjë që nuk është e lehtë, sepse si kundërshtarë më i shkurtër është jashtëzakonisht e vështirë të depertosh tek Klitschko.

Në raundin e dytë Charr ishte më i lëvizshëm në trup, i shmangu shumë goditje të kampionit Klitschko, por një godtije jo e drejt pas koke dhe me një të shtyrë e ndihmuan Charr që të bien në dysheme, ai u ngrit menjëherë dhe nuk e kishte humbur vetëdijen asnjë sekond. Charr vazhdoi të marshon pandal drejt Klitschko edhe në raundin 3, në këtë raund i arriti edhe disa goditje të tjera ndaj Klitschko por edhe vetë pranonte goditje në çdo moment, gjë që është normale për Manuel Charr i ciil në çdo luftë të tij në 4 raundet e para është tepër pasiv, mirëpo ai iu përballon goditjeve mirë dhe nuk i kishte shumë problem as goditjet e Vitali Klitschko.

Në fillim të raudit 4 Klitschko e goditi Charr me gishtin e madhë të dorës së majtë mbi sy dhe kjo goditje i shkaktoj qarjen e lëkyrës ku filloi menjëherë të rrjedhë gjak në mas të madhe, Charr u mbulua me gjak në mbarë trupin e tij por kjo nuk i bënte përshtypje 27 vjeçarit gjerman me prejardhje arabe, ai e sulmoi Klitschkon dhe i dha disa grushta të mirë, pastaj gjyqtari i ringut e ndali luften për të kontrolluar lëndimin e Charr, ai e bëri një gabim të madhë, e dërgoi Charr tek mjeku i ekipës së Klitschko-s i cili menjëherë e ndali lojen, sepse i konvenonte ekipit të tij ashtu. Charr është dashur të dergohet në qoshen tjetër për tu kontrolluar nga një mjek neutral, këtë e thanë pas duelit edhe shumë ekspert të boksit.

Mjeku madje e pyeti Charr se a është duke parë dhe a është në gjëndje të vazhdon duelin, ai të dyja pyetjet i përgjigji me PO dhe ishte i gatshëm për luftë, andaj u zhgënjye shumë kur u ndal lufta sepse siç deklaroi ai plani i tij ka qenë në sylmon pa ndërprerë nga raundi 6. Fitues i duelit u shpall Vitali Klitschko, por Charr ka dëshmuar trimëri dhe zemër luftëtari, ai nuk do ta ketë të vështirë të ngjitet serish në majen e botës.

Pasi u qetësua Charr i kujtoi kampionit Klitschko se edhe ai në luften e tij në vitin 2003 kur është ndalur nga një mjek i ringut ka qenë i demoralizuar dhe ka bërë "telashe" në ring, ka dashur me çdo kusht me vazhduar luften ndaj Lennox Lewis, pra janë këto emocione normale që i shfaq çdo njëri kur humb diqka nga dora e vetë edhe se është ndjerë i sigurt në triumf. Për Charr ishte kjo humbja e parë në 22 duele profesionite dhe një fitore e madhe sepse tregoi zemër luftëtari para 20.000 shikuesve në sallë, 10 Milion shikuesve gjermanë dhe miliona të tjerë në mbarë botën. Dueli Charr vs. Klitschko u transmetua në mbi 70 shtete të botës.

Ndërsa për Vitalii Klitschko ishte kjo fitorja e 45 në 47 duele, dueli i tij i radhës apo i fundit (në rast fitorje) do të jetë ndaj David Haye, në fillimin e vitit 2013.


AlbanianBoxing.com
09.09.2012