Duele interesante në Gjermani në fundjavë

Të Premtën dhe të Shtunën, në fundin kësaj jave do të zhvillohen disa duele interesante në arenën ndërkombtare. Të Premtën me datë 14 Shtator do të rikthehen në ring 2 boksier gjerman të peshave të rënda të cilët e kërkojnë shansin e fundit, rikthimin në "biznes" apo mbarimin e karrierës përfundimisht.

Fjala është për Timo Hoffmann dhe Steffen Kretschmann, të dytë boksier të mirë amator dhe me suksese në boksin profesionist, por të dytë e kanë nga një pauzë të gjatë pas veti, gjithashtu janë të dytë nga Gjermania Lindore, vëndi më i njohur për boksier të mirë gjerman. Hoffmann dhe Kretschmann do të luftojnë 12 raunde, në një duel pa titull i cili do të transmetohet LIVE nga Halle an der Saale në EUROSPORT, të Premtën nga ora 21:00.

Gjithashtu në këtë mbrëmje do të ngjitet në ring boksieri gjerman me origjin turke Erkan Teper, ky do të ketë për kundërshtarë në duelin e 9 të tij një boksier shumë të sprovuar, fjala është për Gbenga Oloukun i cili i ka 27 duele dhe ka mposhtur kundërshtarë si Konstantin Airich apo Lamon Brewster.

Ndërsa të Shtunen me 15 Shtator do të ngjitet në ring Nr. 1 në botë i kategorisë "Cruiser" Yoan Pablo Hernandez për të mbrojtur titullin e tij IBF kundër kanadezit Troy Ross. Hernandez nuk është vetëm kampion bote në IBF, ai është Nr. 1 në botë edhe në ranglisten e pavarur kompjuterike Boxing Records në peshën "Cruiser". Dueli Hernandez vs. Ross transmetohet LIVE në ARD nga ora 22:45.

Gjithashtu këtë të Shtunë do të luftojnë edhe Shqiptarët e Ringut Gëzim Tahiri (në Austri) e Arnold Gjergjaj (në Zvicër).


AlbanianBoxing.com
12.09.2012