Gjyqtarët i humben betejen turkut Firat Arslan

42 vjeqari Firat Arslan e rrahu mbrëmë në Halle të Gjermanisë kampionin WBO të botës në kategorinë Cruiserweight Marco Huck 12 raunde pa ndalë, por gjyqtarët e luftes nuk ia dhanë fitoren. Marco Huck u shpall padrejtësisht fitues i një dueli të njëanshëm nga Firat Arslan i cili në 12 raunde e kishte demoluar boksierin nga Sanxhaku me fuqinë e tij kondicionale duke e goditur nga afër, sidomos me doren e majtë.

Askush nuk e ka pritur se 42 vjeqari gjerman me prejardhje turke Firat Arslan do të arrin të mposht kampionin e botës Marco Huck i cili mbrëmë e mbronte titullin e tij për herën e dhjetë, por Arslan e arriti këtë, i fitoj sëpaku 6 raunde, 4 raunde kan mundur të ishin të barabarta, dhe 2 raundet e fundit i ka fituar Huck dhe kjo do e kishte sjell një rezultat prej 118:114 për Arslan, por kursesi 115:113 ose 117:111 për Huck siç vlersuan gjyqtarët zyrtarë të kësaj lufte.

Huck mbetet pra akoma, edhe se padrejtësisht, kampion bote në WBO dhe kundërshtari më i deshirueshëm për kampionin shqiptar Nuri Seferi i ciil që më shumë se 2 vite gjindet në TOP10-en e botës.

AlbanianBoxing.com
04.11.2012