Blake Caparello e mposhti Elvir Muriqin me poena

Boksieri Nr. 10 i botës Blake Caparello nga Australia ka arritur të mposht boksierin dikur më të mirë shqiptar Elvir Muriqi në afërsinë e vëndbanimit të boksierit shqipar, në New Jersey. Caparello në një duel 10 raundësh dominoj kjartë ndaj boksierit nga Peja i cili në 4 vitet e fundit i ka zhvilluar vetëm 4 duele.

Gjithashtu dallimi në mes të 5 kundërshtarëve të fundit të Muriqit dhe në mes të australianit Caparello ishte shumë i madhë. Muriqi megjithatë dukej se e kishte marë seriozisht luften ndaj Caparello, këtë e deshmonte edhe pesha e tij, ku në peshimet zyrtare u prezantuar me 77 kg, pra duhet të ket ushtruar mirë, por distanca kohore e madhe në mes të dueleve të fundit dhe kualiteti i dobotë i kundërshtarëve të fundit i kishte lënë gjurmet e veta.

Nëse Muriqi nuk është deshpruar shumë nga kjo humbje dhe vazhdon të bokson shpesh në muajt e ardhshëm, atëherë ai më të vërtetë do të ketë mundësi të ngjitet edhe njëherë në majen e botës, ndryshe çdo gjë mund të ketë përfunduar me këtë duel.

Ne i urojmë gjithë të mirat boksierit shqiptar dhe rikthim të shpejt me fitore. Të humbësh ndaj njërit nga boksierët më të mirë në botë nuk është dëm i madhë.


AlbanianBoxing.com
01.02.2014