Sherifi pranë sprovës së tretë dhe të fundit në SHBA?

Boksieri nga Lugina e Preshevës Sevdail Sherifi me 24 Janar 2014 do të lufton për herë të tretë në SH.B.A. Pas 1 humbje dhe një barazimi, a do të vjen tani një fitore? Vështirë! Kundërshtari i radhës quhet Venroy July, ai është shum më i mirë se dy kundërshtarët e fundit që kishte Sevdail Sherifi në Amerikë ndaj kjo do të jetë një përballje shumë shumë e vështirë për Sherifin.

Në rast fitorje natyrisht se do i hapeshin dyert në SHBA ku Sherifi promovohet përmes Dovolani Boxing, kompani promovuese shqiptare me seli në New York, por në rast humbje vështirë se do të ketë më duele për Sherifin atje, edhe një barazim nuk do të mjaftonte. 

Në ranglisten botërore July është shumë më mirë i rënditur se Sherifi, por shpresojmë se boksieri shqiptar do ia del mbanë. 

Sherifi i mbron ngjyrat kuq e zi andaj i ftojmë të gjithë bashkkombasit në New York dhe në New Jersey të mbështesin Sherifin me 24 Janar 2014 në sallen e Resorts International, Atlantic City, New Jersey.


AlbanianBoxing.com
05.01.2014