Arnold Gjergjaj pasnesër në ring

Arnold Gjergjaj pasnesër do të ngjitet në ring për të luftuar ndaj Nr. 6 të Brazilit, boksierin e quajtur Gilberto Matheus Domingos. Ky kundërshtarë i ka arritur 21 fitore në 22 luftra, 19 fitore me KnockOut. Gjergjaj i ka poashtu 22 duele profesioniste, por boksieri shqiptar nuk është mposhtur kurrë, 16 luftra i ka fituar para kohe.

Boksieri Gilberto Matheus Domingos në Europë është totalisht i panjohur, mirëpo ai vjen nga Brazili dhe do të sjell me siguri stilin e tij latin në ring i cili është i papërhstatshëm për boksier europianë. Gjithashtu boksierët latin njihen për qendrueshmëri, andaj besojmë se do të shohim një duel të mirë.

Dueli Gjergjaj vs. Domingos do të zhvillohet në Kursaal të qytetit Bern, aty ku pikërishtë 1 vitë më parë Gjergjaj kishte luftuar dhe fituar ndaj Yuri Bihoutseu.

Ne i urojmë shumë fatë Arnoldit dhe jemi të bindur në fitore!!!


AlbanianBoxing.com
24.12.2013