Nuri Seferi fiton edhe në duelin e 40 profesionsit!

Boksieri shqiptar, ish kampion i dyfishtë i Europës në kategorinë Cruiser NURI SEFERI arriti të shenon fitore edhe në duelin e 40 profesionsit. Seferi triumfoj ndaj ish-kampionit të botës Steve Herelius në raundin e 7 përmes diskualifikimit të kundërshtarit nga Franca. Seferi dhe Herelius i zhvilluan 6 raunde të forta, boksieri shqiptar ishte më i mirë nga afërsia dhe e printe duelin me një epërsi të lehtë.

Por në raundin 7 Herelius u tregua shumë jo-sportiv duke goditur pas një ndërhyrje të gjyqtarit në ring e duke e shtyer njeriun e tretë në ring dhe kështu u ndeshkua me diskualifikim nga ai, nga gjyqtari gjerman i cili nuk lejoj dotë që dueli i boksit të shëndrrohet në një rrahje pa rregulla.

Kundërshtari Herelius tregoj një performancë të mirë, ishte gjithnjë i rrezikshëm duke e pasur parasyshë se ishte shumë më i gjatë se Nuri Seferi dhe poashtu i kishte duart shumë të gjata me të cilat edhe mbrohej shumë mirë. 

Për Nuri Seferi ky nuk ka qen duel i lehtë, ai qendroi larg ringut plot 14 muaj, ndërkohë edhe titulli i tij i Europës është shpallur vakant dhe në një duel në mes Tamas Lodi dhe Janne Forsman titulli i dikurshëm i Seferit është fituar nga Tamas Lodi. Pra fitorja e së Premtës ishte shumë e rëndësishme për boksierin shqiptar.

"Fitorja ndaj Herelius ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse ky ka qen kampion bote dhe është matur me shumë kundërshtarë të nivelit botërorë, ndërsa unë kisha mbi 1 vitë pauzë dhe kushte jo të mirë për stervitje në Zvicër. Kjo nuk ishte performanca më e mirë e imja, me kushte më të mira mund të kisha luftuar krejt ndryshe dhe besoj se do e kisha përfunduar luften që në raundet e para. Tifozët shqiptar në sallë me kanë ndihmuar shumë, i falënderoj të gjithë ata që ishin aty dhe ata të cilët e kan shikuar duelin tim përmes ekraneve televizive" kështu Nuri Seferi për AlbanianBoxing.com

AlbanianBoxing.com ishte e pranishme në sallë dhe e vërejti një problem teknik para se të fillonte dueli! Muzika e përzgjedhur e Nuri Seferit për të hyrë në ring nuk u lëshua nga D.J. përgjegjës, ai e kishte bërë një gabim, andaj Seferi duhej të marshonte në ring me një këng apo melodi angleze të cilen definitivisht nuk e kishte përzgjedhur. Seferi pas duelit ishte shumë i hidhëruar për këtë sepse e kishte kërkuar këngën "Albanian" nga Etno Engjujut gabimi i njeriut pergjegjës tek muzika bëri që të ndrrohet ajo!

34 fitore në 40 duele - ky është rekordi i ri i Nuri Seferit. Me fitoren ndaj Herelius, boksieri shqiptar i ka fituar 32 poena në boxrec dhe i mban tani gjithsejt 133 poena dhe vëndin e 30 në botë (në ranglisten e pavarur të boksit profesionsit të quajtur Boxing Records), kjo është arritja më e madhe e Nuri Seferit në BoxRec deri tani.


AlbanianBoxing.com
22.12.2013