Shpetim Shala fiton me KnockOut ndaj Mounir Toumi

Kampioni internacional i WBF në kategorinë gjysmë të rëndë dhe boksieri Nr. 5 shqiptar mbi të gjitha kategoritë Shpetim Shala e ka mposhtur mbrëmë në Vjenë të Austrisë boksierin e suksesshëm nga Gjermania Mounir Toumi. Shala shenoi fitore me KO në raundin 9 duke e realizuar kështu një ndër fitoret më të mëdha të karrierës së tij.

Ishte hera e parë qe Shala doli në ring për të mbrojtur titullin e fituar në Maj të këti viti, kundërshtari i Shalës ishte faktikisht favorit në këtë duel sepse me plot 87 poena në boxrec.com i kishte 50 poena më shumë se Shala, mirëpo Shala kishte pregatitje shumë të mirë fizike, kjo vërehet edhe në format e tij të reja trupore, tani duket si një boksier i klasit të lartë europian dhe kjo e tëra u pa edhe në luftë. 

Edhe se e kishte përballë një kundërshtarë të mirë, Shala nuk iu shmang luftes në asnjë sekond, ishte në epërsi me poena dhe për të zbukuruar duelin akoma më shumë e hudhi në dysheme rivalin e tij nga Gjermani i cili në 27 duele profesioniste ka luftuar ndaj shumë emrave të njohur të kategorisë gjysmë të rëndë.

Shpetim Shala tani i mban në rekordin e tij 18 duele, 18 fitore (8 me KnockOut).
 


AlbanianBoxing.com
08.12.2013