Ilir Latifi - Shqiptari i vetëm në ligen botërore UFC

Luftëtari shqiptar i MMA Ilir Latifi do të lufton me 8 Mars 2014 serish në ligen më të madhe botërore të këti sporti që quhet UFC. Në "UFC London" me 8 Mars Latifi do të zhvillon një ndër duelet kryesore të mbrëmjes. Kundershtari i tij është Cyrille Diabate nga Franca i cili e ka një provojë shumë më të madhe se Latifi në këtë sport.

Vetëm lufëtarët më të mirë në botë të arteve marciale marin pjesë në ligen UFC e cila bazen e ka në SHBA dhe në ditët e sotit është duke bërë bujë të madhe atje. Luftëtari shqiptar Ilir Latifi ka arritur që sëpaku në organizime të kësaj lige që bëhen në Europë të ngjitet në kafaz dhe është tani më pjestar i kësaj lige e cila edhe nga ana financiare është shumë e fuqishme sepse ka shikueshmëri shumë të lartë në SHBA.

Ilir Latifi është 30 vjeqar nga Vushtria e Kosovës, ai jeton në Suedi dhe çdo moment të jetës së tij është duke i kushtuar këti sport. Iliri deri tani i ka zhvilluar 12 duele profesioniste nga të cilat 8 i ka fituar, 3 i ka humbur dhe 1 duel NC (pa vlersim). 

Në debutimin e tij në UFC me 6 Prill 2013 Latifi u ndesh me Gegard Mousasi një kundërshtarë i cili ishte tepër i mirë në boks dhe i bënte probleme të mëdha Latifit sepse Latifi vjen nga mundja dhe nuk arriti të deperton me stilin e tij. Latifi u mposht në atë luftë me poena, mirëpo tregoj cilësi të mirë dhe kështu që i ka bindur organizatoret e UFC se është një ndër luftëtarët më të mirë në botë dhe i takon të garon në ligen më të madhe dhe më të famshme UFC.

Shpresojmë që bashkatëdhetarët në Angli do të mund të shkojnë në numër sa më të madhë për të ndjekur duelin e Latifit me 8 Mars 2014.


AlbanianBoxing.com
28.11.2013