Elvir Muriqi vs. Zsolt Erdei me 31 Janar 2014

Elvir Muriqi në 4 vitet e fundit është ngjitur vetëm 3 herë në ring, andaj lajmi që ai do të lufton me 31 Janar 2014 është shumë i mirë!  Këtë lajm Muriqi e bëri të njohur në profilin e tij në facebook ku e postoj edhe pllakaten zyrtare të mbrëmjes së boksit që do të mbahet në New Jersey. Kundërshtar i Muriqit është ish-kampioni i botës për shumë vite të tëra, hungarezi Zsolt Erdei.

Zsolt Erdei në 34 ndeshjet e tij është mposhtur vetëm një herë dhe atë me poena, në 33 beteja Erdei ka dalur fitimtarë. Erdei e ka fituar titullin WBO të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në vitin 2004 dhe e ka mbrojtur atë titull plot 11 herë si boksieri i klubit të atëhershëm më të madhë në botë Universum Box-Promotion. Në vitin 2009 Erdei u bë madje edhe kampion bote në kategorinë Cruiser, ndërsa më vonë e ka dorëzuar titullin për shkak të shumë lëndimeve dhe për shkak të falimentimit të klubit Universum B.P.

Tani Erdei deshiron të rikthehet në majen e botë të kategorisë gjysmë të rëndë serish dhe të lufton ndaj boksierit të suksesshëm shqiptar Elvir Muriqi i cili në 45 duele ka fituar 40 herë (24 me K.O.). Lufta më e madhe e fundit për Muriqin ka qenë në vitin 2009, kur luftoj ndaj Clinton Woods për eliminatorin botërorë dhe pësoj humbje me poena.

Si 34 vjeqar Muriqi e ka një shansë të mirë për të kaluar edhe njëherë në TOP10-shen e botës, një fitore ndaj 39 vjeqarit Zsolt Erdei nuk do të jetë aspak e lehtë por është e mundshme nëse Muriqi del në ring i pregatitur maksimalisht me një kondicion shumë shumë të mirë. 

Ne i urojmë shumë fatë Elvirit, dhe shpresojmë në fitore!!!


AlbanianBoxing.com
25.11.2013