Fitim Latifi lufton për titullin Finlandez

Boksieri nga qyteti Vushtri i Kosovës, me vëndbanim të Finlandë, Fitim Latifi do të përballet me 30 Nëntor me vëndasin Timo Laine në një luftë 10 raundshe. Timo Laine është kampion i Finlandës në kategorinë e mesme dhe i ka të fituara 9 nga 11 duele profesioniste. Ndërsa Fitim Latifi është i pamposhtur dhe e sfidon këtë titull që në duelin e 8 të tij.

Duke e fituar titullin Finlandez Latifi do të mund ngritej më lartë në ranglisten europiane si dhe botërore. 

Albanian Boxing.com i uron shumë fatë dhe një fitore të bindshme boksierit shqiptar Fitim Latifi.


AlbanianBoxing.com
23.11.2013