New York: Sherifi ndahet me barazim ndaj Graves

Boksieri nga Presheva Sevdail Sherifi ishte i pa-fatë edhe në paraqitjen e tij të dytë në SHBA. Të Shtunen me 16 Qershor Sherifi luftoj në New York ndaj vendasit Quantis Graves, por nuk arriti të shenon fitore. Lufta shkoi mbi 6 raundet e caktuara dhe u vlersua nga 3 gjyqtarët njejt 57:57, barazimë. Ndërkohë Sherifi pohon në facebook të ketë fituar luften, ndërsa rivali i tij përmes këti rrjeti social i ofron rematch!

"Unë mendoj të kem fituar këtë luftë, por boksoja në vënd të huaj dhe mu bë e padrejtë" kështu shkruante Sherifi pas këti dueli në facebook, ndërsa kundërshtari i tij ishte shumë modest dhe poashtu në facebook e përgezoj Sherifin për duelin e mirë që e kishte treguar, madje i ofron edhe rematch gjë që boksieri shqiptar e pranonte me kënaqësi.

Kjo mundësi e komunikimit është fenomenale, sepse njëkohësisht shihen komunikatat nga fansat, miqët, gazetarët etj.

Ky ishte barazimi i tretë për Sherifi në gjithsejt 14 duele, shpresojmë që Sherifi herave të tjera të ketë më shumë fatë. Ndryshe Graves deri në atë moment ishte i pamposhtur dhe e mori barazimin e parë ndaj boksierit shqiptar.


AlbanianBoxing.com
19.11.2013