Talentët Shqipëtarë shumë të suksesshëm!

Në fundjavën e kaluar u ngjiten në ring disa talent të boksit shqiptarë në Gjermani, fjala është për: Festim Kryeziu, Butrint Rama, Arijan Sherifi, Flamur Elezaj dhe Mergim Ajdinaj. Të gjithë këta shenuan të Shtunen fitore në Gjermani. Fitorja më e madhe i takon Festim Kryeziut i cili e mposhti ish kampionin e botës Junior Witter, gjithashtu Arijan Sherifi e kishte një kundërshtarë me provoj të madhe dhe e mposhti me T-KO në raundin 5.

 

Flamur Elezaj nga Peja në duelin e dytë profesionist u përballë në kategorinë  "Cruiserweight" me debutuesin Ludovik Gina nga Çekia dhe shenoi fitore me KnockOut në raundin 2. 

Butrint Rama boksoi kundër hungarezit Janos Varga dhe e mposhti atë në një duel të bindshëm mbi 6 raunde. Rama ishte në secilin raund boksieri më i mirë, kjo ishte fitorja e 8 në luften e 8 për Butrint Rama i cili trajnier e ka Agim Krasniqin.

Në të njejtën mbrëmje ku bokuan Rama, Kryeziu si dhe Luan Krasniqi, boksoj edhe Arijan Sherifi dhe arriti një fitoren me KO teknike në raundin 5 ndaj Egidijus Kakstys. Për Sherifin ishte kjo lufta e tretë dhe fitorja e tretë, kurse për Kakstys lufta Nr. 24.

Mergim Ajdinaj është debutuesi më i ri shqiptar, ai luftoi ndaj çekut Petr Jasukievic dhe fitoi me T-KO në raundin 2. Mergim Ajdinaj garon në kategorinë gjysmë të rëndë.


AlbanianBoxing.com
18.11.2013