Steve Herelius e sfidon Nuri Seferin

Boksieri shqiptar i kategorisë "Cruiser" Nuri Seferi është rikthyer në stervitje para disa javësh. Një lëndim në dorë e kishte shtyer për të anuluar duelin e tij në Gusht, ndërsa tani për fat të mirë çdo gjë është në rregull, stervitjet e kampionit janë duke shkuar si është më së miri. Me 20 Dhjetor 2013 Seferi do të rikthehet në ring më i fuqishëm së kurrë më parë dhe përballë do të ketë një ish kampion bote, francezin shumë të mirënjohur Steve Herelius. Nuri Seferi në luften e 40 profesioniste do të lufton ndaj Steve Herelius i cili është padyshim një ndër kundërshtarët më të vështirë që kishte Seferi ndonjëherë.
 
 
Herelius në 26 lufta ka dalë 21 herë fitimtarë nga ringu duke mposhtur shumë emra të njohur, ndër ata edhe kampionin e botës Firat Arslan.
 
Lufta Seferi vs. Herelius do të zhvillohet në MesseHalle Schnelsen, në qytetin Hamburg të Gjermanisë.
 
"Ka qenë deshir e madhe e imja që patjetër të zhvillohet kjo luftë brenda vitit 2013 dhe ja që u bë e mundur, andaj jamë shumë i lumtur dhe shpresoj të mar mbështetje të madhe nga tifozët shqiptar për të cilët do të luftoj deri në momentin e fundit" kështu Nuri Seferi për AlbanianBoxing.com
 
 
AlbanianBoxing.com
17.11.2013