Festim Kryeziu e bën të "pamunduren" të mundur

Festim Kryeziu e mposhti ish kampionin e botes ne "Welterweight" Junior Witter me poena mbi 10 raunde. Kryeziu arriti madje te shtrin ne dysheme kundershtarin e tij ne raundin e 10, kjo është një ndër fitoret më të mëdha që ka patur një boksier shqiptar në moshen 22 vjeqare ndonjëherë. Në 4 raundet e para Kryeziu kishte vështirësi, por pastaj e mori duelin nën kontroll me shumë mençuri.

Junior Witter është një bokseri i klasit të parë botërorë, faktikisht ka qenë e pabesueshme se një boksier i ri dhe i paprovuar në boksin profesionist si Festim Kryeziu të mposht një kundërshtarë të tillë, mirëpo boksieri nga Drenica u tregua i qëndrueshëm, teknikisht i përsosur dhe më i mençur se rivali i tij andaj edhe e fitoj luften 10 raundshe.

Lufta Kryeziu vs. Witter u mbajt si parameq tek lufta e mbrëmshme e Luan Krasniqit dhe ishte lufta më e mirë e mbërmjes.

Me këtë fitore Kryeziu e "sulmon" ranglisten europiane dhe botërore. URIME FESTIM!!!

 

AlbanianBoxing.com
17.11.2013