Luan Krasniqi bëhet "Charity World Champion"

Luan Krasniqi e fiton duelin e Bamirësisë ndaj biznesmenit gjerman, 10 vjetë më të vjetër Uwe Hueck, nje njeri i shkelqyeshem i cili ishte rritur pa prind në një shtëpi të fëmijëve dhe tani lufton që fëmijët në Gjermani dhe në Europë të kenë fëmijëri më të mirë se që e kishte ai personalisht. 
 

Luan Krasniqi me pjesmarrjen e tij kontribon për SOS Kinderdorf në Prishtinë. Dueli Krasniqi vs. Hueck shkoi mbi 8 raundet e caktuara ku boksieri bindshem me i mirë ishte natyrisht Luan Krasniqi. 

Kjo mbrëmje e boksit u organizua në një mënyrë shumë profesionale në Ludwigsburg të Gjermanisë. Organizatoret madje mendojnë që në të ardhmen të përseriten këto organizime andaj e kanë shpikur një "Titull Bote" të cilin mbrëmë dhe për herë të parë e fitoi Luan Krasniqi me poena pas një dueli 8 raundësh ndaj një njeri me një zemër shumë shumë të madhe Uwe Hueck i cili tani i ka të gjitha si një ndër drejtuesit e kompanisë së mirënjohur gjermane PROSCHE AG, por dikur ishte një fëmij i varfër dhe i vetmuar.

Gjithashtu një gjest shumë i mirë nga Luan Krasniqi i cili kontriboi me pjesmarrjen e tij dhe një pjes e përfitimeve do të shkon në Prishtinë për organizaten SOS Kinderdörfer.


AlbanianBoxing.com
17.11.2013