7 Dhjetor: Zenunaj tani kundër Klassen

Ai është boksieri më i lehtë shqiptarë, por një ndër më të shpejtit dhe me guximin ndoshta më të madhin! Fjala është për Dardan Shala-Zenunaj i cili që në duelin e 10 profesionist ka kërkuar të lufton kundër një emri të madhë botërorë dhe kjo do bëhet e mundur! Me datë 7 Dhjetor Zenunaj do të ndeshet me ish kampionin e botës Malcolm Klassen.

Normalisht Zenunaj kishte për të luftuar me 22 Nëntor kundër italianit Antonio De Vitis 26-3-1, mirëpo ky i fundit e ka anuluar luften, ndërsa menaxherët e Zenunaj kanë arritur të gjejnë një kundërshtarë akoma më të mirë për daten 7 Dhjetor.

Zenunaj dhe Klassen do të luftojnë 8 raunde në Rebecq të Belgjikës. Favorit është definitivisht boksieri nga Afrika Jugore Klassen i cili në vitin 2009 luftoi 12 raunde ndaj Robert Guerrero dhe e bëri një luftë shumë të madhe dhe i ka gjithsejt 27 fitore në 35 luftra, ndërsa Zenunaj me vetëm 9 luftra profesioniste e ka guximin të sfidon një ish kampion bote!

"Nuk dua të humbas kohë me kundërshtarë të kotë, dua që tani të dij se ku gjindem dhe të matem me majen botërore" kështu u shpreh Dardan Shala Zenunaj për AlbanianBoxing.com

Ne i themi RRESPEKT Dardanit për këtë sfidë dhe i urojmë natyrisht shumë fatë!!!

AlbanianBoxing.com
13.11.2013