Shpetim Shala vs. Mounir Toumi me 7 Dhjetor në Vjenë

Kampioni Internacional i WBF në kategorinë gjysmë të rëndë Shpetim Shala do e mbron titullin e tij për herë të parë me 7 Dhjetor 2013. Sfidues i Shalës është boksieri i suksesshëm nga Gjermania, Mounir Toumi. Shala dhe Toumi do të luftojnë në "Speedfit Sporthalle" të Vjenës ku do të ketë edhe shumë duele të tjera internacionale.

Vetëm pak javë më parë Shala e kishte zhvilluar duelin e 17, në vëndlindjen e tij në Pejë, kurse dueli i 18 vjen kështu shumë shpejt për Shalen i cili faktikisht duhej ti vazhdonte stervitjet menjëherë pas luftes në Pejë dhe është në formë shumë të mirë.

Shala stervitet në klubin "JAB" të kryeqytetit Austriak të Vjenës ku bashkpunon me trajnier shumë të mirë dhe që nga bashkpunimi me ata duket kjart zhvillimi i boksierit Pejanë i cili në 17 duele ka dalur 17 herë fitimtarë nga Ringu.

Kundërshtari i Shalës është një Gjerman me prejardhje Arabe i cili në 26 duele ka fituar 15 herë, por për shkak të kualitetit të lartë të kundërshtarëve të tij dhe për shkak të fitores së tij ndaj Tony Averland e mban poziten 54 të botës, ndërsa Shala është në vëndin 111 të botës (gjithmonë duke cituar boxrec.com).

Nëse i shikojmë rënditjet e dy boksierëve mund të thuhet se Toumi është favorit i këti dueli, mirëpo ne e njohim mirë Shpetimin dhe kualitetet e tij, andaj besojmë në fitore të Shpetimit. Një fitore ndaj Toumi do i ndihmonte shumë Shpetimit, andaj shpresojmë se do të ketë shumë mbështetje nga bashkatëdhetarët në Vjenë.


AlbanianBoxing.com
10.11.2013