Albon Perzivaj - Këtë emër duhet ta mbani mend!

Albon Pervizaj (18 vjeqar) është një boksier amator i lindur dhe i rritur në Hamburg të Gjermanisë, prejardhjen e ka nga Prizereni. Pervizaj është një garues i suksesshëm në kategorinë e rëndë, ai është nxënës i trajnierit shumë të njohur gjerman Michael Timm dhe i inkuadruar në internatin më të njohur të boksit gjerman në Schwerin.

Titullin e kampionit të Gjermanisë Pervizaj e ka fituar disa herë, gjithashtu në këtë vitë e ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Europian për të rinjë. Pervizaj garon për garden kombëtare të Gjermanisë sepse ne atë shtet është lindur dhe aty i ka kushtet më të mira të mundshme për profesionin e tij, shumë të dashur, boksin. Mirëpo Alboni është shumë krenar se është Shqipëtarë dhe këtë nuk e fsheh kurrë, madje edhe mediat gjermane të cilat e kanë intervistuar ndonjëherë deklarojnë se Albon Pervizaj është krenar dhe jo pak, por është shumë krenar se është shqipëtarë.

Krahas boksit Albon Pervizaj është duke e mbaruar shkollen e mesme (gjimnazin), e tëra bëhet në një ndër internatet më të avansuara të Gjermanisë, ai ushtron nën patronatin e trajnierit, tani të kombtarës gjermane, e dikur të klubit më të madhë gjerman profesionist Universum Box-Promotion, Michael Timm.

Timm është duke e stervitur talentin shqiptar për kampionate të mëdha ndërkombtare si dhe për lojrat olimpike të vitit 2016. 

Pervizaj deri tani ka korrur shumë suksese dhe ka treguar se e ka një potencial të madhë dhe jemi të bindur se në të ardhmen do të bëhet një ndër boksierët e mëdhej shqiptar të peshave të rënda. Pjesë madhe e suksesit të Albonit është padyshim i Ati i tij Aladin Pervizaj i cili e mbështet Albonin në çdo moment dhe i ka krijuar mundësitë më të mira për këtë sport që në kohen e fëmijërisë kur Alboni e kishte kuptuar se boksi është sporti i tij shumë i preferuar.

AlbainanBoxing.com do e përcjell gjithnjë këtë talent shqiptar dhe do ju njofton me aktivitetet e tij më të rëndësishme.


ALBON PERVIZAJ, JO VETËM NJË BOKSIER I TALENTUAR, POR EDHE NJË ÇUN I MREKULLUESHËM DHE I EDUKUAR SHUMË MIRË - EMRIN ALBON PERVIZAJ DUHET TA MBANI MËND, BESOJMË SE DO TË KORR SUKSESE SHUMË TË MËDHA NË BOKS.


AlbanianBoxing.com
06.11.2013

Foto: Luan Dreshaj & Albon Pervizaj
Hamburg, Gjermani