Emra të ri në Arenën e Boksit Shqipëtarë

Arena e Boksit Shqipëtarë është duke sjellur gjithnjë e më shumë emra të ri. Numri i boksierëve profesionist shqiptar po shtohet dita ditës dhe siq e kemi cekur edhe më parë, ndërkombtarizimi i këti sporti nuk është problem, ky lloj i sportit shumë i suksesshëm e ka problem kombëtarizimin në trojet shqiptare! Arijan Sherifi, Kasim Gashi, Nazmi Kurti dhe Mergim Ajdinaj janë emrat e ri që së fundmi kanë kaluar në boksin profesionist.

Arijan Sherifi është një boksier i suksesshëm amator i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Ai në amatorizëm ka luftuar nga peshat e mesme deri në kategorinë super të rëndë ndaj çdo kundërshtari që ka qenë e mundshme, edhe se është vetëm 1,70m i gjatë. Mirëpo Sherifi është shumë muskuloz dhe është një boksieri i talentuar i cili e ka një zemër shumë të madhe. 

Në boksin profesionist Sherifi ka debutuar me 29 Qershor 2013 në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa me 7 Shtator 2013 e ka zhvilluar duelin e dytë profesionist, të dy duelet i ka fituar dhe gjindet tani ndër 20 boksierët më të mirë të kësaj kategorije në Gjermani.

Së shpejti do ju njoftojmë më hollësisht edhe me emrat e tjerë të cilët i prezantuam më lartë.



AlbanianBoxing.com
04.11.2013