Luan Krasniqi me 16 Nëntor në ring për bamirësi

Ish boksieri i kategorisë së rëndë Luan Krasniqi do të ngjitet në ring në një duel jo-zyrtar të garave të boksit, por që ka një qëllim shumë të mirë! Krasniqi do i kryqezon dorëzat e boksit me Uwe Hück një biznesmen gjerman (pjestarë i kompanisë Porsche AG) i cili pasion e ka politiken dhe taiboksin. Në parameqe do të ketë duele zyrtare të boksit profesionist, një ndër ato është dueli Festim Kryeziu vs. Junior Witter.

Të ardhurat që do të gjenerohen në këtë mbrëmje do të shkojnë pjesërisht në kuadër të organizatës "Lern-Stiftung Hück" për të mirë të të rinjëve me gjendje të dobët sociale, dhe për organizaten botërore "SES Kinderdörfer", kjo organizatë e ka edhe një përfaqësi në Kosovë dhe siq e dimë Luan Krasniqi që nga viti 2005 është angazhuar për të ndihmuar fëmijët që janë te strehuar në kuadër të kësaj organizate në Prishtinë.

 

AlbanianBoxing.com
30.10.2013