29 Nëntor: Agron Xhila vs. Braimah Kamoko në Gana

Boksieri nga Struga i cili garon në kategorinë "Cruiser" Agron Xhila do të lufton me 29 Nëntor 2013 në Shtetin Afrikan të Ganës kundër vendasit, të pamposhturin Braimah Kamoko për titullin IBF Interkontinental të kategorisë kruzer. Një luftë 12 raundshe në një vënd plotësisht të panjohur, kundër një kundërshtari i cili është mik i ngusht i presidentit të shtetit, kjo është një sfidë shumë e vështirë!

Xhila në 20 duele ka dalur 19 herë fitimtarë nga ringu, ndërsa Kamoko ka boksuar 26 herë dhe ka fituar plot 26 herë. Ndryshe, Xhila është nxënës i kampionit Nuri Seferi i cili për shkak të një dueli të mundshëm që do ta ketë në Dhjetor të këti viti nuk do të jetë në këndin e Agron Xhila në Gana të Afrikës.

Kjo është hera e parë që një boksier shqiptar do të lufton në Afrikë, ne i deshirojmë Agronit shumë fatë dhe një fitore të madhe.


AlbanianBoxing.com
27.10.2013