Petrit Dobroshi debuton me sukses si trajnier!

Ish boksieri i kategorisë gjysmë të rëndë, nga Peja, Petrit Dobroshi e ka ndërruar profesionin e tij pas më shumë se 100 dueleve amatore dhe 18 dueleve profesioniste. Dobroshi tani e bënë punën e trajnierit dhe këtë me shumë sukses në nivel botërorë! Si boksier amator Dobroshi ishte i shkelqyer, arriti suksese të mëdha, ndërsa si profesionist pas 18 dueleve dhe disa lendimeve shumë të ndërlikuara ka vëndosur që tërhiqet nga sporti aktiv dhe të bëhet trajnier!

Punen e ndihmës trajnierit Dobroshi e ka filluar afërsisht para 6 muajsh në klubin e kampionit të botës FELIX STURM, aty kujdeset për boksierët që ka Sturm nën kontratë të cilet sterviten ne palestren e Felix Sturm në Këln të Gjermanisë.

Ndërsa para 2 muajve Dobroshi ka filluar të bashkpunon edhe me boksierin e pesahve të rënda, profesionistin Manuel Charr i cili e mban vëndin e 8 në botë dhe kishte luftuar vitin e kaluar ndaj Vitali Klitschko. Në duelin e fundit ku luftoj Charr ndaj Denis Bakhtov në Leipzig të Gjermanisë ishte pikërisht Petrit Dobroshi trajnieri kryesor i boksierit që peshon 110 kg Manuel Charr.

"Petriti po më mëson gjëra të reja që nuk i kam mësuar as nga trajnierët e mëdhej me të cilët kam bashkpunuar gjatë kohës sime në Sauerland apo Universum, jamë shumë i lumtur dhe kishim një bashkpunim shumë të mirë andaj do vazhdoj të stervitem me Dobroshin" theksoi Manuel Charr për AlbanianBoxing.com

Pas sukseseve me boksierët profesionist, arena e boksit shqiptarë tani po fillon edhe një epokë të re, shpresojmë që në të ardhmen të kemi sa më shumë trajnier profesionit të këti sporti.

Me 19 Tetor Charr arriti të mposht rusin Bakthov me KnockOut teknik në raundin 6, kjo ishte fitorja e parë e Petrit Dobroshi si trajnieri kryesor i një boksieri profesionist, madje me renome botërore.


AlbanianBoxing.com
23.10.2013