Lajm+Video: Shpetim Shala triumfon në Vëndlindje

Atleti 28 vjeqar nga Peja e Kosovës e shenoi fitoren e 17 të boksit profesionist në mbrëmjen e së Shtunës në vëndlindje! Shala luftoi në Pejë kundër Vasile Dragomir nga Rumania, dueli ishte i përcaktuar për 8 raunde por boksieri musafir nuk i kaloj dotë të gjitha raundet, ai u dorëzua që në fundin e raundit të katërt. Shala fiton me T-K.O.

Shala e dominoi këtë duel nga raundi i parë, e qortonte kundërshtarin me doren e majtë në kokë si dhe në trup dhe e godiste shumë bukur edhe doren e djathtë. Nga raundi në raund Shala shkonte duke e ngritur intenzitetin dhe duke qëlluar sa më mirë, kundërshtari ishte gjithnjë i rrezikshëm me kundersulme, por Shala mbrohej mirë dhe kështu arriti në raundin e katërt që të deklason kundërshtarin e tij.

Dragomir u trondit pas një të djathte të drejtë në raundin 4 dhe gjindej në KnockDown, pastaj lufta vazhdoj edhe disa çaste mirëpo boksieri rumun nuk ndihej mirë dhe e dorëzoj luften në këndin e tij edhe se qëndronte në këmbë dukej kjartë se ishte i demoluar dhe e pranoj disfaten ndaj boksierit vëndas Shpetim Shala.

AlbanianBoxing.com ishte prezente në këtë mbrëmje, andaj ju sjellim këtu edhe inxhizimet ekskluzive të duelit. Për Shalen në këtë mbrëmje kishin ardhur edhe trajnierët e tij nga Austria të cilët u mirëpriten nga Shala Team në Pejë.

 


AlbanianBoxing.com
21.10.2013