26 Maj: Vëllezerit Seferi organizojnë dhe luftojnë

Ringu profesionist Shqiptar me 26 Maj pasurohet edhe me nje yll te ri, ai quhet Sefer Seferi dhe vjen nga nje familje e shquar Gostivarase te cilet trashegimi e kan luften. Seferi e perfundoj karrieren amatore ne fund te vitit 2006 me suksese te medha, duke fituar shume tituj e trofe Zvicerrane dhe Internacionale, ai si profesionist do te boksoj ne peshen “Cruiser” dhe sebashku me Nuriun shkruajne histori si vellezer Shqiptar ne Ringun Profesionist.

Nuri Seferi eshte pas Luan Krasniqit, Shqiptari me i njohur i Ringut i cili ne peshen “Cruiser” synon te behet kampion Bote, fuqin dhe tekniken e duhur e posedon gjithesesi kjo mbetet vetem nje qeshtje kohe se kur ai do ta arrin ate qellim. Me 26 Maj Vëllezerit Seferi organizojne nje mbremje boksi ne qytetin Burgdorf te Zvicrres ku paraqiten pra per heren e pare te dyte ne Ring si profesionist dhe premotjne nje mbremje spektakulare, sikur qe paraqitet Nuriu gjithmone. Ai ne Arena te medha nderkombetare sikur Color-Line Arena ne Gjermani paraqitej ne Ring me symbolet Shqiptare dhe me “Walk-In” Muzikë “Albanian” nga grupi i mirenjohur Kosovar Etno Engjujt.

Te dyte gjinden ne nje forme shume te mire, pergaditjet per naten e 26 Majit kanë filluar dhe janë poshtu madheshtore, Nuriu për “Sparing” udhetoj në Gjermani dhe ndeshej 5 dite me radhe me ish-kampionin e Botës ne peshat e rënda HERBIE HIDE:

Nuri Seferi flet per Albanian-Boxing.com

Jamë këtu në Hamburg të Gjermanise per tu stervitur maksimalisht per naten e 26 Majit, sebashku me vellain Seferin deshirojme t´ju paraqitem pubilkut tone ne nje TOP-form dhe ju garantojme fitore. Pranija e tifozeve Shqiptarë ne palestrat ku boksojme është e domosdoshme për suksesin tonë.

Brohoritjet Shqiptare, simbolet tona, tingujt tonë dhe krenarija per KOMBIN tonë është burimi i fuqisë sonë.

Sa i perket Sparing-ut me ish kampionin HIDE mund te thëm se ishte shumë i sukseseshem, qe ne diten e pare isha shume i motivuar dhe e deklasoja ate me goditje tronditese duke e munduar deri ne minten e fundit. Pesë ditë radhazi me nga 4 apo 6 raunde Sparing ishin ne rend te dites dhe te gjitha keto i absolvova me sukses, pas arritjes ne Zvicerr do vazhojme ushtrimet me Seferin dhe jam i bindur se edhe ai eshte shumë i motivuar dhe gati per sfida te mëdha në Ring.

AlbanianBoxing.com i fton të gjithë Shqiptarët në Evropë që ti mbështesin Vëllezerit Seferi me brohoritje në Palestren SPORTHALLE KIRCHBERG ne Burgdorf të Zvicrrës, biletat për 26 Maj 2007 mund ti siguroni përmes:

www.liquid-bern.ch/  apo  www.nuriseferi.ch/

Kundërshtarët e Vëllezërve Seferi akoma nuk janë caktuar, Albanian-Boxing.com do ju informonë menjeher pas zyrtarizimit të kësaj qeshtje.