27 Tetor: Xhavit Bajrami vs. ALESSANDRO D`AMBROSIO

Kikboksieri shtatëlartë Xhavit Bajrami me 27 Tetor lufton kundër italianit Alessandro Dambrosio në Bernë të Zvicrrës. Në ketë mbrëmje të kikboksit profesionistë do të zhvillohen edhe shumë lufta tjera interesante në peshat e rënda dhe më të lehta ku do marin pjesë edhe disa kikboksierë tjerë nga viset Shqiptare.

Krahas Xhavit Bajramit në ringut profeiosnit në mbrëmjen "Night of Fighters" do të luftojë edhe vëllai më i ri i familjes, fjala është për Ferid Bajramin i cili zhvilloj gjithsejt 8 lufta profesioniste në Kikboks deri me tani dhe pritet të arrinë suksese të mëdha.

Në këtë mbëmje do të boksojnë edhe Shqiptarët Mithat Tahirsylaj (kategoria e rëndë) dhe Mikel Colaj (kategori e mesme) pra do të ketë lufta spektakulare në të gjitha kategoritë, këtu priten qindra shikues Shqiptarë nga kryeqyteti Bern dhe rrethina. Mbrëmja do të mbahet në "Leichtathletikhalle Wankdorf"

Poashtu me 27 Tetor fillojne kualifikimet për kampionin Zvicëran në boksin amator ku do marë pjesë Tefik Bajrami në kategorinë e rëndë.

AlbanianBoxing.com
16.10.2007