A do të ketë një Rematch: Tarver vs. Muriqi?

Në konferencen per shtyp pas dyluftimit Tarver - Muriqi u flit per shume gjera rreth luftes dhe mbremjes se 9. Qershorit. Aty luftoj edhe kampioni WBC i Botës ne kategorine gjysme te rend Chad Dawson i cili u paraqit ne nje menyre spektakulare dhe fitoj me T-KO.

Ne konfernecen per shtyp u tha se tani ne peshen gjysme te rend ka edhe nje njeri qe konkuron per titullin e Botës, fjala ishte per Elvir Muriqin i cili edhe pse pesoj humbje ne luften e tij kunder Tarver, ne te vertete vetem se u afrimua edhe me shume ne SHBA dhe boten e boksit. Tani ne ranglishten e pavarur kompjuterike Elviri u ngrit 26 pozicione ma larte - ne poziten 14. Elviri ne fjalen e tij ju falenderua shume atyre qe e kane perkrahur gjate kesaj kohe te rendesishme per te dhe tha se tifozet e tij e din kush ka fituar, kur u flit per nje lufte te mundshme ne mes Tarver dhe Dawson, Elviri tha se don nje Rematch dhe Tarver u pergjigj se pranon çdo lufte, ne çdo vend dhe kohe, vetem se e tera duhej te kishte nje kuptim.

Gazetar dhe Media Amerikane te pranishem thane se Muriqi mund te boksonte edhe me Dawson apo kampion te tjere Bote sepse beri nje lufte shume te forte, padyshim luften e jetes se tij dhe shtuan se Muriqi ka fituar Miliona ZEMRA te boksdashesve ne mbare Boten.

Ne si redaksi e Webfaqes AlbanianBoxing.com besojme qe Elviri do te mer oferta te rendesishme edhe nga klubet e boksit Europiane per dyluftime te mundshme ne Gjermani dhe shume shpejt do ta shohim ne Ring

Ne kemi hapur edhe nje Temë për diskutime rreth luftes TARVER-MURIQI ne FORUM dhe ju lutem qe ti shprehni mendimet tuaja rreth "Qunit Kosovar" - por keni kujdes, çdo tekst duhet ti permbahet fjalorit te paster se gjuhes sone.

Artan Verbica
11.06.2007