Luani ka mundur më shumë!

Luan Krasniqi humbi rastin që të sfidoj edhe një herë titullin e kampionit botërorë. Nata e 14 Korrikut mbetet ende e dhimshme dhe e plag për çdo Shqiptar. Në konferencë për gazetar Luani ishte i pakënaqur me kete duel dhe u shpreh kështu:

 

“Unë nuk kam sqarim për këtë. Unë nuk u gjenda në luftë sa duhej. Shpresoja se do të ndryshohet rrjedha, por Thompson ishte më i mirë“. Luani kishte thyerr dy brinjë në round të dytë (brinjët numër 9-të dhe 10-të) por siq deklaroi edhe vet kjo nuk e arsyeton me humbjen që pësoi, sepse këtë vet ia kishte mundësuar Tony Thompsonit."Natyrisht që më ka penguar sepse ishin dhembje të padurueshme. Mungonte thjeshtë fryma që i duhet njeriut. Por, në mënyrë sportive unë jamë mundur. Kështu nuk më ka ndodhur asnjëherë“. deklaroi edhe një herë Luan Krasniqi. Gazetarët i bën edhe pyetjen se a do t`a braktisësh ringun: "Më duhet që të rehabilitohem dhe këtë humbje të përpunoj. Pastaj me më të afërmit e mi do të shikojmë se si do të shkoj mëtutje“. Si do që të jetë është dhimbëshme po që se Luan Krasniqi mbarron karieren në këtë mënyrë.

Ne albanianboxing.com si redaksi kemi përmbledhur një analizë apo kritikë për rrjedhjen e Luan Krasniqit për luftën e fundit. Luanit si duket humbja nga Brewster i kishte lënë pasoja, ai nuk kishte paraqitje të mira as me David Bostice të cilën e mundi me anë të pikëve por as me Brian Minto të cilin Luani nuk kishte mundësinë t`a përmbysë në roundet 4, 7, dhe 12, i mungonte guximi që kishte më parë. Ndodhi ajo që askush nuk e kishte pritur kur Tony Thompson e ndëshkoi dhe Luani humbi. E tërë bota shqiptare u trndit disi, por edhe vet Luani.

Luan Krasniqi ka pasur një karier të shkëlqyeshme si amator por edhe karier profesioniste. Luani në vitin 1997 debuton në ekipn Panix Promotion. Po në këtë kohë në këtë klub ishte edhe legjenda e boksit Lennox Lewis. Luani për katër vite sa ishte ne Panix Promotion ishte pjesë e pandashme e ish-kampionit Lennox Lewis. Ne zgjedhem këtë detaj sepse Luani ishte pjesë kur Lennox Lewis kur riktheu titullin e kampionit botërorë kur iu revanshua Oliver McCall-it. Lennox Lewis pasi që humbi titullin botërorë me 1994 nga Oliver McCall ai u mobilizua edhe më shumë dhe me 1997 iu revanshua. Atë kohë Luan Krasniqi ishte pjesë e pandashme e Lennox Lewis-it dhe për çdo kundërshtar Luani ishte sparring partneri i tij. Por ajo çka ne përzgjedhëm është se matchi dytë i Lennox Lewis me Oliver McCall ishte një ngjarje që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ishte roundi i 4-të dhe i 5-të ku Oliver McCall nuk deshi të boksonte. Luan Krasniqi ishte pjesë e Lennox Lewis-it atë kohë dhe a nuk e pa atë gjest të McCall-it që veproi dhe nuk mësoi nga ai moment, por 10 vjet më pas bëri të njejtin gjest. Nuk e kishim besuar se Luan Krasniqi do të dorëzohej kaq lehtë.

Edhe një dukuri tjeter kemi vërejtur gjatë gjithë karieres së Luanit. Ai ka pasur probleme gjithëmonë me boksieret majtak (southpaw). Nga Felix Savon e deri te Tony Thompson. Luani së pari morri një knock-down nga Rene Monse në matchin e parë. Edhe matchin për titulline e kampionit të Botës e humbi nga majtaku Lamon Brewster dhe së fundi nga Tony Thompson. A thua Luani kurr nuk arriti t`a eliminon këtë dukuri. Ne si analistë dhe adhurues boksi kemi përcjellur shumë lufta dhe shumë legjenda dhe kampiona botërorë, e pse jo Luan Krasniqi.

Evander Holyfield kur humbi titullin botërorë nga majtaku Michael Morrer me 1994 e përmisoi dukshëm stilin kur tre vite më pas iu revanshua me knock out teknik në round të 8-të. E dërmoi Moorer-in sa që Moorer filloi të besoj se Holyfield qenka majtak kështua deklaroi pas matchit vet Moorer sepse Holyfield gjatë gjithë matchit boksoi me kontra-gard. E pse Luani nuk arriti kurrë të eliminoj këtë dukuri, a thua pse ishte kokë fortë apo nuk kishte kurrë një trainer të mirëfilltë.Luani po ashtu gjatë gjithë karieres së boksit profesional ka ndrruar vetem tre trainer.Edhe kjo është një dukuri ku një boksier dëshiron titullin botërorë ose e ka humb titullin gjithëmonë dëshiron të kthehet në një mënyrë më të mirë. Ai ka punuar me një trainer sa ishte në Panix Box Promotion që për momentin nuk po ja kujtojmë emrin, për katër vite. Pastaj me strategun e njohur Rumun, Michael Timm për tre vite dhe së fundi me Torsten Schmitz që është me të qe tre vite. Kjo ishte një analizë apo edhe një kritikë duke pasur parasysh talentin e rallë që kishte Luan Krasniqi duke menduar se gjithëmonë se ka mundur ma mirë.

Kishte me qene mëkat që Luan Krasniqi ta përmbyll kësisoj karieren por ne mendojmë se Luan Krasniqi do të gjejë guximin dhe do të kthehet sërish ringut.

Artan Vërbica
18 Korrik 2007