Intervistë me boksierin e shpresave tona, Ervis Jegenin

AlbanianBoxing.com interviston shpresën e madhe të peshave të rënda Ervis Jegenin – kjo është intervista e parë nga Jegeni për Mediat Shqiptare!

 

AlbanianBoxing.com: Ztr. Jegeni, kur keni filluar të mirreni me boks?

Ervis Jegeni: që nga mosha 15-vjeçare

AlbanianBoxing.com: Pse pikërisht me ketë lloj të sportit?

Ervis Jegeni: sepse unë e adhuroja boksin kurse vellai im ka stërvitur shumë sporte luftarake, ai me thoshte se une luaj (godis) shumë mirë me duar dhe se duhet ti provoj njëhere stervitjet e boksit, pastaj shkova në një klub dhe fillova me vullnet të madhë, une si 15-vjeçar kisha një peshë afër 110 kg dhe boksoja kundër 18 apo 20-vjeçarëve të cilët i KnockOut-oja, pas pak kohësh kam shëndrruar peshën në muskuj dhe kam filluar karrieren amatore.

AlbanianBoxing.com: sa ka zgjatur ajo karrierë?

Ervis Jegeni: une si amator kam zhvilluar vetëm 8 luftra, shtatë nga ato i fitova kurse pësova një humbje për shkak se nuk isha i përgatitur fare. Une si 17-vjeçar boksova në një turne në Universitetin Brunel dhe në finale fitova duke boksuar vetëm me dorën e djathtë (për shkak se e kisha doren e majt te thyer). E pash vetën se jam gati për sfida të mëdha dhe u bëra profesionist.

AlbanianBoxing.com: A posedoni nënshtetësinë SHQIPTARE apo Angleze?

Ervis Jegeni: Une jam Shqiptarë dhe kjo nuk diskutohet, anglezët me ofruan nënshtetësin por nuk e pranova, une jam i lindur në Shqipëri dhe do të luftoj për vëndin tim, çdo kujt këtu në Angli ia kam bër të ditur se jam Shqiptarë dhe trainieri im e din se mua çdo kund duhet të me prezëntoj si Shqiptarë, tani kam bër SHQIPONJËN si tatuazh në gjoksin tim, në menyrë që ta kupton gjithë Bota se çka jamë unë, akoma pa më pyetur mua.

AlbanianBoxing.com: Cilat janë qëllimet tuaja në boksin profesionist?

Ervis Jegeni: Une jam zhgënjyer nga promoteri im i cili në vitin e kaluar nuk më organizojë shumë match-e sikur se e kisha planifikuar, tani kam një kontratë me një promoter të ri dhe shpresoj që ti zhvilloj edhe 8 ndeshje ne ketë vitë e më pastaj pa humbur shumë kohë dua ti boksoj të gjithë ata që kan emër këtu në Angli si Danny Williams, Michael Sprott etj., dua ta boksoj edhe kampionin Europian por nuk dua të humb kohë me atë titull, unë e dua titullin e Botës dhe jam i bindur se do ta fitoj atë dikur në moshën 23-vjeçare.

AlbanianBoxing.com: Ztr. Jegeni, për fund ju lutëm që të na dergoni VIDEO-materiale nga karriera juaj, në menyrë që sa më shpejt t´ju njohin boksdashësit Shqiptarë dhe nga e mbar Bota.

Ervis Jegeni: Patjeter, une jam duke përgatitur per juve një përmbledhje të luftrave të mija dhe shumë shpejt do ti keni në redaksinë tuaj.

AlbanianBoxing.com: Ztr. Jegeni, JU FALEMINDERIT SHUMË dhe ju urojmë shumë suksese!

Ervis Jegeni: Gjithashtu, Mirupafshim!

(AlbanianBoxing.com)
17.06.2007