9 Shkurt: Mbrëmja e Shqiptarëve në Bërn

Me datën 9 Shkurt në Bern të Zvicrës zhvillohen disa luftra shumë interesante ku marrin pjesë kryesishtë kikboksier Shqiptarë. Luften kryesore e zhvillon Bajrami kundër kroatit Majstorovic.

 

Xhavit Bajrami deshiron ti revanshohet Petar Majstorovic-it i cili në vitin 2002 e kishte fituar luften kunder Bajramit me ndihmen e gjygjtarëve Kroat në turneun e famshëm K-1.

Xhavit Bajrami në vitet e fundit është bër një emër i madhë në botën e kikboksit duke sfiduar edhe kampionin Ernesto Host etj.

Në një luftë tjetër të peshave të rënda lufton Azem Maksutaj kundër boshjakut Senad Hadzic, gjithashtu paraqitet në ring edhe Tefik Bajrami, Nebi Ademi e shumë luftëtarë të tjerë. Kjo mbrëmje e kikboksit profesionist zhvillohet në "Leichtathletikhalle Wankdorf" të kryeqytetit Bern.

Një tranmetim të kësaj mbrëmje do ta bën RTV21, mirëpo akoma nuk dihet a do të jetë transmetimi LIVE.

AlbanianBoxing.com
05.02.2008