Kryeziu ndeshet me ish kampionin e botës Witter!

Nr. 3 i boksit shqiptar mbi të të gjitha kategoritë Festim Kryeziu me datë 16 Nëntor 2013 do të ndeshet me ish-kampionin e botës, britanezin Junior Witter! Kryeziu i cili i ka vetëm 12 duele profesioniste, nuk ka lufutar kurr për ndonjë titull, ndërsa kundërshtari i tij Witter në gjithsejt 49 duele, nga të cilat i ka fituar 41 i ka mbi 19 luftra titullare. Në vitin 2007 Witter ishte kampion WBC i botës i kategorisë "Welter" 66 kg dhe tani me gjithsejt 123 poena në boxrec është shumë më mirë i renditur se boksieri shqiptar!

Read more: Kryeziu ndeshet me ish kampionin e botës Witter!

Ranglista Shqiptare - Tetor 2013

1. Haxhi (Robin) Krasniqi
2. Nuri "Albanian Tyson" Seferi
3. Festim Kryeziu
4. Arnold Gjergjaj
5. Besar Nimani 

Read more: Ranglista Shqiptare - Tetor 2013

Zenunaj i adhuron vetëm sfidat e mëdha!

Kampioni aktual i Belgjikës në kategorinë 58 kg, nga Kosova, Dardan Zenunaj në duelin e 10 profesionist do të ndeshet me një kundërshtar shumë të vështirë. Zenunaj 26 vjeçar me 22 Nëntor 2013 do të lufton me italianin Antonio De Vitis i cili është 34 vjeçar dhe e ka një provojë prej 31 dueleve (26 fitore, 3 humbje, 1 barazim dhe 1 duel i pavlersuar). De Vitis deri tani i ka zhvilluar 9 lufta titullare dhe ka mposhtur kundërshtarë të mëdhej, pra do të jetë ky padyshim kundërshtari deri tani më i vështirë i shqiptarit Dardan Zenunaj.

 

Read more: Zenunaj i adhuron vetëm sfidat e mëdha!

Vëllezërit Keta luftojnë për vajzen e sëmuar nga kanceri

Sportisti i mirënjohur nga Dibra Ismail "Jonny" Keta i cili jeton dhe vepron në Gjermani para 4 javësh ka ndëgjuar për një vajzë të sëmuar rëndë nga kanceri në Tiranë e cila quhet Ambra Meda, ky rast e ka penduar shumë luftëtarin shqiptar i cili me shumë këmbëngulje ka vendosur të bënë çdo që është e mundur për ti ndihmuar 17 vjeçares.

Read more: Vëllezërit Keta luftojnë për vajzen e sëmuar nga kanceri

Krasniqi me 25 Tetor për titullin WBO të Europës

Haxhi "Robin" Krasniqi me 25 Tetor 2013 do të sfidon për herë të dytë titullin WBO të Europës dhe serisht në vëndin e njejtë, në Frankfurt Oder të Gjermanisë. Numri 7 i botës Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring për duelin e 44 profesionist dhe do të përballet me ukrainasin Oleksandr Cherviak. Titulli WBO i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë për momentin është vakant, Krasniqi e kishte fituar këtë titull me 21 Tetor 2011 ndaj francezit Abdelhakim Derghal dhe e kishte mbrojtur njëherë me sukses ndaj Hakim Zoulikha me 7 Janar 2012, por më vonë e kishte dorëzuar vullnetarisht, në mënyrë që të ketë mundësi të sfidon titullin e botës.

Read more: Krasniqi me 25 Tetor për titullin WBO të Europës