16. Nëntor: Sherifi vs. Kisner në New York

Boksieri shqiptar nga Lugina e Preshevës, me vëndbanim në Zvicer, Sevdail Sherifi do të lufton me 16 Nëntor 2013 në New York të SHBA-ve kundër amerikanit Nick Kisner. Sherifi dhe Kisner do i masin forcat në një duel 6 raundësh në kategorinë "Cruiserweight" 90 kg. Kisner në 14 duele ka fituar 12 herë, 1 herë ka barazuar dhe vetëm një herë ka humbur!

Read more: 16. Nëntor: Sherifi vs. Kisner në New York

Arnold Gjergjaj demanton lajmin e Frank Warren

Sot në një konferencë zyrtare për media u prezantua boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj si kundërshtar i kampionit të Europës. Mirëpo lajmi i Promotorit Frank Warren nuk është i vërtetë! "Warren e ka shprehur deshiren që unë të luftoi ndaj boksierit të tij Chisora, mirëpo deri në këto momente nuk më ka derguar kontratë dhe kështu që unë me 30 Nëntor me shumë gjas nuk do të luftoi ndaj Dereck Chisora" pohoi Arnold Gjergjaj.

Read more: Arnold Gjergjaj demanton lajmin e Frank Warren

Keta dhe Rrustemi te suksesshëm

Gjetan Keta dhe Erzen Rrustemi i kan fituar duelet e tyre të mbrëmjes së kaluar! Rrustemi fitoi me T-KO në raundin 2 ndaj kroatit Josip Jalusic, ndërsa Gjetan Keta, në një mbrëmje humanitare, triumfoi me poena mbi 8 raunde ndaj Ionut Trandafir Ilie nga Rumania. Gjetan Keta i falënderoi të pranishmit për mbështetjen që e kan dhënë dhe do ta japin për vajzen e sëmuar nga Tirana Ambra Meda e cila gjendet për sherim në spitalet e qytetit Mynih.

Read more: Keta dhe Rrustemi te suksesshëm

Shtyhet lufta Krasniqi vs. Cherviak

Lufta e radhës e Haxhi Krasniqit, e planifikuar për daten 25 Tetor 2013 në Frankfurt Oder të Gjermanisë është shtyer për shkak të një lëndimi që e ka pësuar Krasniqi në hundë gjat sparingut. Këtë lajm e lëshoi sot Kampi i Krasniqit ku thuhet se e tërë mbrëmja e boksit është shtyer për një termin në një të ardhme të afërt që do të bëhet i njohur shumë shpejt.
 

Read more: Shtyhet lufta Krasniqi vs. Cherviak

19 Tetor: Shpetim Shala vs. Vasile Dragomir

Boksieri profesionist nga Peja, aktualisht me banim në Austri, Shpetim Shala do të rikthehet në ringun e vëndlindjes, në Karragaç të Pejës me 19 Tetor 2013. Shala në atë mbrëmje do të ndeshet me boksierin nga Rumania Vasile Dragomir i cili ka dy herë më shumë duele profesioniste se Shala dhe i ka shënuar 21 fitore në karrieren e tij.

Read more: 19 Tetor: Shpetim Shala vs. Vasile Dragomir