• 11 VITE Albanian Boxing
  • 1
  • 2
  • 3

Olten: Faton Vukshinaj, Florian Marku dhe Shkodran Veseli yjet e mbrëmjes!

Në një qendër tregtare në Olten, u mbajten sot peshimet zyrtare për mbrëmjen e nesërme të sporteve luftarake THE STORY 5 të organizuar nga Brothers Gym. Talenti i boksit Faton Vukshinaj, kikboksieri Shkondran Veseli dhe luftëtari Florian Marku janë yjet e kësaj mbrëmjeje të madhe ku do të ketë gjithsejt rreth 20 duele. Salla "Stadthalle" Olte nesër mbrëma do të jetë e stërmbushur me shikues shqiptar dhe të huaj.

Në peshimet e sotme të gjithë luftëtarët shqiptar kaluan me sukses, pa probleme me peshë, u përballën sy më sy me kundërshtarët e tyre, për tu larguar drejt Hotelit ku me padurim priten 24 orët e fundit!

Faton Vukshinaj qysh në duelin e tretë profesionsit ndeshet me një kundërshtarë shumë të sprovuar, ai është gjermani Nico Salzmann i cili nesër mbrëmje e zhvillon duelin e 30 profesionist, në 17 fitore dhe 3 barazime Salzmann ka mposhtur kundërshtarë të denjë, kurse 9 humbjet e tij i ka pranuar vetëm ndaj kundërshtarëve shumë më të mirë se ai. Por Vukshinaj ky synim të kjartë, e sheh vetën shumë shpejt në majat evropiane dhe këtë kundërshtarë duhet ta mposht pa vështirësi të mëdha.






AlbanianBoxing.com
26.05.2017


Albanian Boxing

 
image

Kush jemi ne?

AlbanianBoxing.com është Webfaqja e parë dhe më e madhe shqiptare që i është dedikuar Boksit Profesionist. Kjo Webfaqe u themelua me 09.11.2005 nga Luan Dreshaj, një adhurues i Boksit nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Luan Dreshaj tani është Këshilltar i disa Boksierëve shqiptarë dhe i disa ndërmarrjeve tregtare gjermane në Bundeslandin Nordrhein Westfalen.

Lexo më shumë

AlbanianBoxing YouTUBE Channel